Richarlison është zyrtarisht lojtar i Tottenham. “Spurs” njoftuan këtë të premte nënshkrimin me 25-vjeçarin brazilian nga Everton deri në sezonin 2027.
Kostoja e transferimit nuk është bërë e ditur, por media të ndryshme theksojnë se mund të jetë rreth 60 milionë euro.
Richarlison ka bërë 173 paraqitje në Premier League për dy skuadrat e tij të mëparshme, Everton dhe Watford, dhe në to ka shënuar 48 gola.
Ndërsa tashmë braziliani pritet të ndërmarr një tjetër hap në karrierën e tij dhe të bashkohet me dyshen e sulmit të “Spurs” Kane-Son.