IBRAIMI: DO TË JAP MË TË MIRËN PËR SKUADRËN
Sulmuesi nga Kërçova, Besart Ibraimi I është bashkuar skuadrës së Struga Trim Lum. Lajmin për angazhimin e e tij në ekipin e Strugës e njoftoi vet klubi përmes një video që publikoi në rrjetin social Facebook. Pa dhënë shumë detaje futbollisti Besart Ibraimi në një prononcim për KlanMaqedoni premtoi se do të jap më të mirën për skuadrën.
“Është e vërtet se me ekipin Struga Trim Lum kemi arritur marrëveshje që në dy vitet e ardhshme të mbaj fanellën me emblemën e këtij klubi. Premtoj se do të jap më të mirën që mundem që kjo skuadër të arrij objektivat”. – tha Ibrahimi.
Besart Ibraimi ka një karrierë të bujshme pasi është ndë futbollistët e rall që ka fituar tutuj kampion me dy skuadra shqiptare këtu në Maqedoninë e Veriut, me Shkëndijën tre tituj e dy kupa, ndërsa Me Renovën një titull kampioni 2008/09 kur edhe ishte golashënuesi më mirë I kampionatit. Skuadra e Strugës krahas angazhimit të Besart Ibraimit ka vazhduar bashkpunimin me Ard Kasamin, ndërsa ditëve në vijim pritet që ketë edhe lëvizhe tjera. Struga Trim Lum edhe në kampionatin e ri do të drejtohet nga Srgjan Zaharievski , ndërsa përgatitjet pë sezonin e ri i kanë caktuar të fillojnë më 23 qershor. /KlanMacedonia/