Zyrtare: Andriy Lunin rinovon për gjashtë vite me Real Madridin

Real Madridi ka njoftuar se kanë rinovuar për gjashtë vite me portierin Andriy Lunin. Kishte dyshime të mëdha sa i përket të ardhmes së 25-vjeçarit, por ai kishte dhënë dritën e gjelbër për marrëveshjen javën e kaluar.

Lunin pati paraqitje fantastike sezonin e kaluar duke ndihmuar Real Madridin ta fitojë La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, ai mbeti sërish zgjedhja e dytë e portës pas rikthimit nga lëndimi të Thibaut Courtois sapo belgu u rikthye në prill.

Me një vit të mbetur në kontratën e tij, ai kishte pezulluar një marrëveshje të re e cila iu ofrua gjatë muajit mars, madje kishte sugjerime se do të largohet nga Spanja.

 

Sidoqoftë, Real Madridi tashmë ka konfirmuar kontratën e re gjashtë vjeçare për reprezentuesin ukrainas, duke e lidhur atë për një periudhë afatgjatë.

Lunin me shumë gjasë nuk do të luajë aq shumë këtë sezon përveç në rast se Courtois lëndohet sërish.

Edhe në Copa Del Rey, Courtois kishte marrë fanellën e titullarit në fazat e saj të fundit gjatë këtyre viteve, por Lunin ka demonstruar vlerën e tij edicionin e kaluar, duke i bërë drejtuesit e klubit që të kenë besim absolut tek ai./Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share