Zyrtare: Andrew Crofts zëvendsues i Graham Potter te Brighton

Pas largimit të Graham Potter drejt Londërs, ku mori drejtimin e stolit të Chelsea-t, Brighton ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Në pankinë kundër Bournemouth për Brighton do të ulet Andrew Crofts, i katapultuar nga U-23 në stolin e ekipit të parë të “Pulëbardhave”.

Në rrjetet sociale të klubit, trajneri i ri i Brighton ka folur për emocionet e tij dhe përgjegjësinë e drejtimit të skuadrës:

“Jam krenar dhe i emocionuar që pata mundësinë t’i bashkohem kësaj skuadre. Tani e gjitha ka të bëjë me atë që ka nevojë klubi dhe çfarë kanë nevojë lojtarët. Qëllimi kryesor është të shkojmë në Bournemouth dhe të dalim me pikë.”

Brighton e ka nisur mirë këtë sezon të Premier League dhe pas gjashtë javëve qëndron në vend të katërt me 13 pikë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share