Gazetari i njohur sportiv, Faton Zylbehari në MundoKlan ka folur për mënyrën e organizimit të Botërorit të Katarit. Ai shprehet shumë i kënaqur nga ecuria dhe organizimi, duke e përshkruar edhe si “botëtorin e tij”, pasi po e shijon shumë.
Sipas tij, edhe përkundër zërave e polemikave për Katarin para fillimit të kampionatit, organizatorët dhe populli atje ua kanë mbyllur gojën skeptikëve me mesazhin e madh që kanë dërguar.
“Ne nuk duhet të fshehemi. Ky nuk është një emision religjioz, por unë me krenari them që kohëve të fundit nuk mbaj mend një mesazh kaq të fuqishëm të jepet edhe për Islamin. Kam patur fatin dhe nderin të jem edhe në emisionet në Shqipëri dhe Kosovë… Ju sugjeroj të gjeni njerëz të flisni direkt nga Katari se si është… Katari dha një mesazh të fuqishëm dhe po të shikojmë në pres konferencën e fundit të trajnerit të Brazilit ne e kemi të qartë se kur një brazilian shpërthen në lot, kur futbolli në Brazil është religjion, kjo nënkupton se muslimanët dhe Katari dhanë një mesazh më të madh se sa Botërori”, deklaroi gazetari i njohur i sportit, Faton Zylbehari./KlanMacedonia