Zyberi: Hapsirat e burgjeve në vendin tonë janë joadekuate, në 16m2 me 8 krevate janë gjetur 16 të dënuar

Avokati i Popullit Naser Zyberi gjatë konferencës së sotme për shtyp deklaroi se burgjet në vendin tonë nuk i plotësojnë kushtet adekuate. Ai deklaroi se burgjet janë të mbingarkuara tha se mbipopullim me të burgosur është vërejtur në burgun e Idrizovës, Shtipit, burgun e Shkupit, Tetovës, Prilep Strumicës dhe Manastir. Zyberi si shembull të mbipopulllimit dha burgun e Idrizovës ku në 16m2 janë të vendosur 16 të burgosur.

“Gjatë kontrollit në këtë institucion kemi konstatuar se vendosen 16 persona në një hapësirë, për shembull në hapësirën me 16m2 me 8 krevate janë gjetur 16 të dënuar, ndërsa në hapësirë tjetër me 19m2 janë gjetur 12 persona. Në pjesën më të madhe të hapësirave kushtet janë joadekuate dhe vendosen edhe më shumë persona ”,u shpreh Naser Zyberi Avokati  i Popullit në Republikën e Maqedonisë së Veriut./KLanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share