Zvillimet në Rripin e Gazës/ Bisedimet për armëpushim rinisin sërish në Kajro

ZHVILLIMET NË RRIPIN E GAZËS

Çështja e armëpushimit ka rinisur sërish të diskutohet në Kajro me ndërmjetësimin nga Katari dhe Egjipti. Rifillimi i negociatave vjen pasi mijëra izraelitë mbushën rrugët e disa qyteteve duke protestuar kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Ndërkaq tre anije u larguan nga një port në Qipro me 400 tonë ushqime dhe furnizime të tjera për Gazën.

Bisedimet për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit rinisën sërish në Kajro disa ditë pasi në Këshillin e Sigurimit i Kombeve të Bashkuara u miratua për herë të parë një rezolutë për Gazën.

Palët në luftë kanë mbajtur për disa javë me rradhë negociata të ndërmjetësuara nga Katari dhe Egjipti për një pezullim gjashtë-javor të ofensivës së Izraelit në këmbim të lirimit të 40 nga 130 pengjet që ende mbahen nga grupi militant palestinez në Gaza.

Hamasi ka kërkuar të shtyjë çdo marrëveshje për t’i dhënë fund luftimeve dhe tërheqjes së forcave izraelite por Izraeli nuk ka pranuar. Rifillimi i negociatave vjen pasi protesta të tjera kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu u mbajtën në kryeqytetin e Izraelit.

Protestuesit me pankarta në duar kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë, me argumentin se ka neglizhuar popullin e saj dhe “po bën gjëra të tmerrshme në Gaza. Demostrata u shoqerua me përleshje të dhunshme mes forcave të sigurisë dhe protestuesve në Tel Aviv. Në një deklaratë të bërë nga familjet e pengjeve ata u shprehen se do të çojnë demonstratat e tyre në Jerusalem. Shumë izraelitë mendojnë se Netanyahu është pengesa kryesore për nënshkrimin e një marrëveshjeje me Hamasin dhe kthimin e robërve të mbajtur në Gaza.

Më shumë se 400 njerëz pacientë, të zhvendosur nga lufta dhe staf shëndetësor janë vrarë në sulmet izraelite gjatë rrethimit 13-ditor të spitalit al-Shifa. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dënoi shpërthimin në Libanin jugor që plagosi katër paqeruajtës të OKB-së, duke thënë se armiqësitë në zonë ishin “të papranueshme”.

Ndërkaq tre anije u larguan nga një port në Qipro me 400 tonë ushqime dhe furnizime të tjera për Gazën , ndërsa shqetësimet për urinë në territor rriten. Organizata bamirëse Ëorld Central Kitchen ka bërë të ditur se anijet dhe një maune mbanin mjaftueshëm ushqim për të përgatitur më shumë se 1 milion vakte nga artikuj si orizi, makaronat, mielli, bishtajore, perime të konservuara etj. Nuk ishte e qartë se kur do të arrinin anijet në Gaza. Anija e parë në fillim të këtij muaji dërgoi 200 tonë ushqim, ujë dhe ndihma të tjera.

Kombet e Bashkuara dhe partnerët kanë paralajmëruar se zia e bukës pritet të kulmojë në Gazën veriore përpara fundit të majit. Zyrtarët dhe organizatat kanë bërë të ditur se dërgesat nga deti dhe ajri nuk janë të mjaftueshme dhe se Izraeli duhet të lejojë shumë më tepër ndihma edhe në rrugë tokësore.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share