Zvicra vendos rekord për trenin më të gjatë në botë

1.9 km i gjatë ai bëri një udhëtim në Alpe për rreth një orë , ndërtimi i tij vjen në 175-vjetorin e hekurudhave

Një kompani zvicerane ka thyer rekordin për ndërtimin e trenit më të gjatë në botë për pasagjerët.

Treni 1.9 km i gjatë i realizuar nga kompania Rhaetian Railëay”, përbëhet nga 100 vagona dhe përfundoi një udhëtim spektakolar 25 km nëpër Alpe.

Ideja që treni të futej në librin e rekordeve botërore nxjerrë në pah arritjet inxhinierike të Zvicrës, si dhe për të shënuar 175 vjetorin e hekurudhave zvicerane. I gjithë udhëtimi zgjati një orë dhe udhëtarët patën rastin të shohin bukuritë zvicerane nëpërmjet Alpeve.

Treni kaloi gjithashtu përgjatë rrugës Albula-Bernina nga Preda në Bergün. Rruga është shpallur një Trashëgimi Botërore e UNESCO-s në vitin 2008 dhe të çon nëpër 22 tunele, disa prej të cilave spirale nëpër male dhe nëpër 48 ura.

“Ndërtimi i këtij treni ishte menduar që para dy vitesh por pandemia e Covid-19 na ndaloi që të kryenim punime, dhe që atëherë humbën rreth 30% të qarkullimit tonë hekurudhor dhe kështu u përpoqëm të gjenim një ngjarje të rëndësishme për t’a prezantuar këtë që ne kemi krijuar”, është shprehur CEO Renato Fasciati.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share