Zvicra mund të kryejë procedurat e azilit jashtë vendit

Këshilli Federal ka luajtur me idenë e ‘eksternizimit’ të procesit të azilit – domethënë, krijimit të një sistemi, ku personeli zviceran do të trajtonte kërkesat për azil drejtpërdrejt në vendet në fjalë, në vend që, siç ka ndodhur, në tokën zvicerane.

Sipas ministrit të Drejtësisë, Beat Jans, departamenti i të cilit mbikëqyr migrimin, mund të ishte “më e përshtatshme” të kryheshin procedurat e azilit në vendet e treta për të “parandaluar njerëzit që të marrin rrezikun e mbytjes në Mesdhe”, tha ai në një intervistë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

“Kjo nuk do të thotë, megjithatë, se Këshilli Federal dëshiron të transferojë procedurat e azilit”, shtoi Jans.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share