Tre alpinistë holandezë kanë vdekur pasi dyshohet se u goditen nga orteku.
Ata u gjetën të dielën nën akullnajën Jegi, në kantonin e Valaisit.
Alpinistët ishin zhdukur që nga e premtja.
Siç raportojnë Agjencia Federale e Lajmeve SDA, policia e Bernës nisi kërkimet të shtunën.
Sipas policisë, dy burra dhe një grua kishin shkuar në vendin e quajtur në Schmadrihütte mbi Stechelberg.
Të nesërmen ata synuan të ngjiteshin në Grosshorn.
Por, jo gjithçka shkoi mirë.
Kontakti me ta humbi dhe policia kantonale e Bernës u njoftuan të shtunën rreth orës 16:50.
Ekipet e Swiss Alpine Rescue si dhe specialistë malesh e oficerë policie kryen kërkime me helikopterë Air-Glaciers dhe Rega.
Por, fatkeqësisht ata u gjetën të vdekur në anën tjetër të malit.
Viktimat janë dy holandezë të moshës 32 dhe 40-vjeçare, si dhe një holandeze e moshës 30-vjeçare, të cilët jetonin në kantonin e Bernës, thuhet në njoftimin e policisë./Klankosova.tv