Zvarritja e ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10D do të kushtojë më shumë, pritet votimi i ligjeve në Kuvend

PRITET VOTIMI I LIGJEVE NË PARLAMENT, OPOZITA KUNDËR

Nëse nuk miratohen ligjet për katër autostradat për korridoret 8 dhe 10 atëherë ato do të ndërtohen më gjatë dhe më shtrenjtë, tha zëvendëskryeministri Artan Grubi, percjell KlanM.

Ai së bashku me ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministrin e transportit dhe lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe drejtorin e rrugëve shtetërore Ejup Rustemi në brifingun me gazetarët tha se projekti është në interes të shtetit që të miratohen ligjet të cilët janë në procedurë parlamentare.

Ndërsa kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sic percjell KlanM, tha se deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk do të votojnë ligje të cilat janë të dyshimta dhe i bëri thirrje kryetarit të shtetit, Stevo Pendarovski që të mos i nënshkruajë ligjet për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10.

“Ata dalin me disa njoftime ku thonë se nuk do të paguajnë penalitete. I bëj thirrje Presidentit që të mos fshihet pas Parlamentit dhe të tregon guxim dhe të mos e nënshkrujë ato vendime ligjore. Një herë në këto pesë vjet si president të punojmë në interes të qytetarëve dhe shtetit” – deklaroi Mickoski.

Ndryshe dje presidenti Pendarovski deklaroi se do të presë versionet përfundimtare të pakos së ligjeve para se të vendos nëse do t’i nënshkruajë dekretet.

Ka edhe një dispozitë tjetër që e pash, edhe pse ai është propozim, nuk është version final i ligjeve. Në njërin nga ato tetë propozim ligje ka një situatë, të cilën do ta shohim a do të mbetet deri në fund, ndërsa në të cillën tentohet të anulohet vendimi i shkallës së dytë, që është kategori e garantuar me kushtetutë. Flas për shpronësimin e pronave” – tha Pendarovski.

Studimi fizibiliteti tregon se sa tokë private ka prej 55%, ndërsa shtetërore 45%. Ndërsa për marrëveshjen e cila nuk publikohet, Grubi tha se marrëveshja është e klasifikuar dhe nuk publikohet askund. Prokuroria ka marr dokumentet dhe në qoftë se ka shkelje atëherë do të ngrehet procedurë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share