Mark Zuckerberg humb pozicionimin në klasifikimin e me të pasurve në botë. Pasuria e tij sot është 36.1 miliard $ dhe renditet në vendin e 29 sipas përditësimit të fundit nga Bloomberg, që monitoron pasuritë.
Rënia e titullit Meta që ka humbur në një vit 72% të vlerës, ka ndikuar në bilancin e rëndë për Zuckerberg që përllogaritet të ketë humbur 89 mld $ pasuri.
Ndikim më të rëndë në këtë rënie të Metës me Facebook, Instagram dhe Whatsapp, është dështimi në platformën e re Metaverse që nuk përmbush aspak pritshmëritë për momentin.
Por njeriu që ka në pronësi rrjetet sociale dhe komunikimin mbarë botëror nuk është i vetmi që ka humbur në vitin e fundit. Edhe numri një i renditjes Elon Musk ka humbur 67 miliard $.
Ndërkohë që kreu i Ferrero, kompania e Nutellës dhe shumë produkteve ushqimore, është ndër ata që ka fituar terren dhe trashëgimi duke e rritur pasurinë në 38.6 miliard, duke u pozicionuar në vendin e 25 në nivel botëror.
Klan News