“Zoti është i madh”. Me këto fjalë, ekipet e shpëtimit në Siri nxjerrin të gjallë këtë vogëlushe nga rrënojat, në Jindires. Me një fytyrë qartësisht të tronditur, ajo është e mbuluar nga pluhuri, ndërsa trupin e ka të zhytur nën rrënojat e ndërtesës së shembur.
Por fatmirësisht, ashtu siç raporton dhe Reuters, ajo nuk kishte pësuar dëmtime të rënda. Në video shihet teksa një prej shpëtimtarëve gërmon me duar derisa arrin që ta nxjerrë fëmijën jashtë.
Ekipet e shpëtim-kërkimit në Siri e Turqi vijojnë të punojnë intenvisisht për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur, pas tërmetit vdekjeprurës të mëngjesit të së hënës./tvklan.al