Zlatan Elek është zgjedhur kryetar i Listës Serbe.
Zgjedhja e tij u bë gjatë një seance të partisë të mbajtur në Mitrovicë të Veriut, njofton Klankosova.tv.
Këtë pozitë deri më tani e ka mbajtur Goran Rakiq.
Përndryshe, Elek është edhe drejtor i Spitalit në veri.
Ndryshimet në krye të partisë më të madhe serbe në Kosovë, erdhën një muaj pas agresionit në Banjskë të Zvecanit, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Pasoi edhe dorëheqja e nënkryetarit Milan Radoiçiq, i cili e kishte pranuar se ishte organizatori në këtë sulm. /Klankosova.tv.