“Zjarri” shkakton kaos në metronë e Londrës / Shfaqen pamje tronditëse të udhëtarëve të bllokuar brenda nga tymi (VIDEO)

Një ‘zjarr’ në metronë e Londrës ka shkaktuar kaos në stacionin Clapham Common, përcjell Klan M.  Udhëtarët e gjendur në moment brenda metrosë u panë duke thyer xhamat e vagonave për të shpëtuar.

Janë shfaqur pamjet tronditëse nga incidenti, teksa pasagjerët dukeshin të bllokuar brenda vagonit, duke shkaktuar panik të madh.

U dëgjuan britma ndërsa njerëzit jashtë trenit po ndihmonin për të thyer xhamat dhe për të çliruar udhëtarët e ngecur brenda.

Një dëshmitar, siç përcjell KlanM, ka rrëfyer për një erë të fortë tymi në tren ndërsa njerëzit përpiqeshin të përplasnin dyert për të tërhequr vëmendjen.

Pasagjeri Nigel Ingofink i tha agjencisë së lajmeve PA se ishte në tubin e prekur kur incidenti ndodhi rreth orës 18:00.

“Treni u ndal papritur me gjysmën e vagonëve në stacion dhe nuk pati lëvizje apo njoftime për disa minuta. Pastaj dritat u fikën dhe ne mund të dëgjonim ulërimat nga pjesa e pasme. Më në fund trenisti na tha të ecnim në pjesën e pasme të trenit dhe ne dolëm nga disa dyer të hapura për të parë edhe skenën e xhamave të thyer në platformë, ku pasagjerët e tjerë ishin në panik. Rreth vagonave me xhamat e thyer kishte një erë të fortë djegieje”, deklaroi Ingofink, përcjell KlanM.

Megithatë, sipas dëshmitarit Nigel I. evakuimi është zhvilluar sipas rendit.

TFL konfirmoi në Twitter se një alarm zjarri kishte ndodhur dhe se si rezultat i kësaj, linja veriore kishte përjetuar vonesa të mëdha.

“Na vjen keq për shqetësimin e shkaktuar në Clapham Common. Brigada e Zjarrfikësve të Londrës mori pjesë në stacion dhe konfirmoi se nuk kishte zjarr. Jemi duke hetuar detajet e kësaj ngjarjeje”, deklaroi një zëdhënës i TFL-së – Transporti për Londrën./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share