Zjarri në Tetovë është vënë nën kontroll, uji i pijshëm do të testohet

Është vënë nën kontroll zjarri i cili ka rënë në fabrikën e ngjyrës dhe llakut në afërsi të fshatit Falishë të Komunës së Tetovës.

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave njoftojnë se ka pak tym, por se ende në vendin e ngjarjes është ekipi i zjarrfikësve nga Tetovë, i cili e kontrollon situatën dhe ka edhe polici për sigurimin e lokacionit.

Sipas informacioneve në QKM, në terren është edhe ekipi i ISHP-së Qendra për Shëndet Publik Tetovë për të kontrolluar ujin e pijshëm.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share