Zjarri në tendat e shitjes së librave në Tetovë, dëmi arrin deri 10 mijë euro

Rreth orës 17:00 ka rënë zjarr në tendat e shitjes së librave para Qendrës së Kulturës në Tetovë. Qytetarët, punonjësit e kafeneve dhe dyqaneve të tjera aty pranë ishin të parët që tentuan të shuanin zjarrin duke përdorur kova me ujë dhe me paisje kundër zjarrit.

“Nuk e di çfarë ka ndodhur, vetëm më kanë thirrur se ka rënë zjarr. Dëmi është mbi 10 mijë euro. Disa tenda u dogjën, arritëm të shpëtonim disa kuti me libra. Tendat janë marrë me qira, do të duhet t’i paguajmë, dëmi do të jetë mbi 20 mijë euro – tha Muhamedi nga libraria Nobel.

Pas denoncimit kanë intervenuar zjarrfikësit e Tetovës, ku zjarrin e kanë shuar me një veturë dhe katër zjarrfikës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share