Zjarri në shtëpinë e pushimit në Francë, raportohet për 9 të vdekur

Të paktën nëntë persona kanë vdekur në një zjarr që shpërtheu në një shtëpi pushimi për personat me aftësi të kufizuara në të mësuar në Francë.

Sipas BBC, rreth 80 zjarrfikës luftuan me zjarrin në shtëpinë e vendosur në komunitetin Wintzenheim në veri-lindje të vendit, pasi u thirrën në vendngjarje në orën 6:30 të mëngjesit të së mërkurës.

Dy persona të tjerë të zhdukur besohet të jenë të vdekur, tha një zyrtar lokal për rrjetin britanik.

Shtatëmbëdhjetë persona ishin evakuuar më parë nga ndërtesa që digjej, me një prej tyre që u dërgua në spital.

Siç raporton BBC, kjo shtëpi në fermë përdoret nga dy organizata bamirëse që ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara. Një nga grupet e shtëpisë vjen nga qyteti i Nancy në Francën lindore.

Criston Maro, një zyrtar i prefekturës së Rhine-it të Poshtëm, shpjegoi se njerëzit që ishin në katin e parë të shtëpisë mundën të largoheshin shpejt, gjë që për fat të keq nuk ishte rasti për ata që ishin në katet e sipërme.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share