Flakë të mëdha zjarri kapluan Sallën Univerzale, një nga simbolet e Shkupit, që është në fazë rikonstruimi. Nuk ka viktima dhe të lënduar por është shkaktuar dëm material.
Janë prononcuar edhe nga MPB-ja.
Sipas tyre, denoncimi ka mbërritur në pra 09.45, kurse ekipet e zjarrfikësve kanë arritur ta shuajnë zjarrin në ora 11.30.
Në Klinikën për Toksikologji janë dërguar dy persona për shkak të problemeve me frymëmarrjen nga tymi, kurse ekipe të EVN-së kanë çkyçur rrymën elektrike në rrethinën e vatrës së zjarrit , me cka dy gra ishin bllokuar në ashensorin e ndërtesave përreth që ishin nxjerrë nga ekipe të policisë.
MPB-ja njofton se janë arrestuar tre persona.
“Lidhur me zjarrin, në Stacionin Policor Qendër, janë ndaluar tre punonjës ndërtimtarie që kanë qenë duke punuar në momentin e zjarrit. Bëhet fjalë për 50-vjecarin B.R, 60-vjecarin Z.T dhe 53-vjecarin B.I. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit” – thonë nga MPB.
Janë prononcuar krerët e institucioneve të shtetit. Të gjithë kërkojnë që sa më shpejtë të zbardhet rasti I djegies së sallës univerzale.
Ndërkohë, “vlojnë” edhe rrjetet sociale…“Po digjet qyteti im, fëmijëria ime” janë disa nga komentet, ku nuk mungojnë insinuatat se në fushatë parazgjedhore, sic thuhet, djegia është bërë me qëllim. /tvklan.mk/