VMRO-DPMNE: KUR LSDM DHE BDI KAPEN NË KRIM, DIGJEN GJYKATAT
Akoma nuk është bërë eksperzitë në arkivën e gjykatës së Kumanovës, aty ku ditë më pare u shprëzheu zjarr. Nga prokurororia e Kumanovës theksuan në vendin e ngjarjes nuk ka kushte të mjaftueshme në aspektin e sigurisë.
“Inspektimi është shtyrë për shkak të udhëzimeve të komandantit të njësitit territorial të zjarrfikësve nga Kumanova, i cili na sqaroi se nuk është e sigurt dhe se deri nesër do të ketë zjarrfikës rojtar në vendin e ngjarjes. Mbetet që nesër të bëhet inspektimi nëse plotësohen të gjitha kushtet” – tha Teuta Bediu Ramadani, Prokuroria e Kumanovës.
Opozitarja VMRO DPMNE akuzoi edhe sot LSDM dhe BDI për zjarin në akrkivën e gjykatës. Sipas tyre gjithnjë kur partnerët e kolacionit kapen në krim, në institucionet e drejtësisë ndodhë ndonjë incident.
“Gjithmonë kur LSD dhe BDI janë kapur në krim, digjen gjykatat, vërshohen prokuroritë ose ka zjarr në ministrinë e Drejtësisë. Në jehonën e zbardhjes së krimeve më të mëdha në mënyrë misterioze ndodhin fatkeqësi nga ku qartazi shkatërrohen dokumente. Kur duhej dikush nga qeveria të përgjigjej ndodhën vërshime në Prokurorinë Publike” – tha Brane Petrushevski.
Një ditë më pare, bodrumet e Gjykatës Themelore në Kumanovë aty ku gjendej arkiva u përfshi nga zjarri. Nga ky zjarr sipas informacioneve të fillestare u tha se janë dëmtuar një sasi e madhe e arkivave të gjykatës. /KlanMacedonia/