VAZHDON BETEJA ME ZJARRIN – DHJETRA TË HOSPITALIZUAR
Ndërkohë nga Klinika e Toskikologjisë kanë njoftuar se rreth 40 banorë të rritur dhe 12 fëmijë nga objekti i djegur në Çair kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të helmimit nga tymi.
Të gjithë ata kishin simptomat tipike të helmimit nga tymi, thotë drejtori i klinikës Andon Chibyshev. Katër që kishin simptoma më të rënda janë persona të moshuar dhe të njejtit janë mbajtur për trajtim spitalor, konfirmoi Chibyshev.
Në Klinikën e Fëmijëve janë sjellë 12 fëmijë, më i vogli 5 muajsh dhe më i madhi 11 vjeç. Të gjithë kanë pasur simptoma të helmimit nga tymi, konfirmon Klinika. Vetëm dy fëmijë u ndaluan, të tjerët u liruan me kërkesë të prindërve.
Zjarri i cili ka rënë diku rreth orës 02:00 pas mesnate pjesërisht është nën kontroll, njoftuan nga drejtoria e zjarrëvfiksëve në Shkupit. Ata thonë se kur kanë mbërritur ka pasur tym shumë të dendur dhe kanë pasur vështirësi në evakuimin e banorëve të cilët janë kapur nga zjarri teksa ishin duke fjetur.
Banesa nuk ka pasur shkallë për evakuim deklarojnë banorët të cilet jetonin në të, ata thonë që ky rast ka trishtuar shumë fëmijët e tyre.
“Kjo ndodhi përmenjëherë, rastë i pa pritur u zgjova ka ora 02:00 e mengjesit edhe u habitem e pam tymin nga koridori kryesor i zgjuam fëmijët edhe ja shyqyr Zotit shpëtuam mir, sedi cfar të them. Banesa është si gjithë banesat nuk kanë shkall ndihmëse për evakuim. Ishte një tymë i zi i pa parë me të vertetë trishtues, i trishtuan fëmijët.
Veç saj edhe një zjarrfikës është dërguar në Toksikologji, për shkak të thithjes së madhe të tymit, sipas informaciove nga komandanti i zjarrëfikësve bëhet fjalë për një hapësirë të madhe, e cila ka qenë e mbushur me mallra të ndryshëm. Hapsira e depos së përfshirë nga zjarri ka qenë rreth 1000m2 k.
Zjarrëfisit vazhdojnë të mbikqyrin ndërtesën pasi që rreziku zjarri të kthehet ende ekziston.