Zjarri bllokon pesë persona në fshatin Stojmirci të Sveti Nikoles

Pesë persona janë bllokuar në një shtëpi në fshatin Stojmirci të Sveti Nikoles pasi rreth tyre ka shpërthyer zjarri. Një helikopter është dërguar për të hedhur ujë në shtëpi, ndërsa autoritetet apelojnë që banorët të largohen nga zonat e rrezikuara.

Drejtori i Qendrës për Meanxhimin e Krizave Stojançe Angelov, ka riaktivizuar mekanizmin e mbrojtjes dhe shpëtimit të BE-së dhe kërkon ndihmë nëpërmjet kanaleve ajrore.

Situata është e ndryshueshme, dhe numri i zjarreve të hapura është rritur. Autoritetet po bëjnë përpjekje maksimale për të parandaluar përhapjen e zjarrit dhe për të mbrojtur jetët dhe pasuritë e banorëve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share