Zjarrfikësit e Komunës së Kumanovës me automjet dhe pajisje nisen drejt Turqisë

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, informoi se pesë zjarrfikës nga Kumanova me veturë dhe pajisje po largohen për të ndihmuar rajonin e prekur nga tërmeti në Turqi.

Në seancën e djeshme të jashtëzakonshme të Këshillit, njëzëri u pranua propozimi i Dimitrievskit për dhënien e ndihmës financiare nga Buxheti i Komunës së Kumanovës për popullatën e prekur nga tërmeti katastrofik në Turqi dhe Siri.

“Mjetet në vlerë prej 1.000.000 denarë do të shpërndahen për të dyja shtetet nga 500.000 denarë, të dedikuara për popullatën e prekur nga tërmeti i 6 shkurtit 2023. Komuna e Kumanovës në frymën e humanizmit dhe solidaritetit do të vazhdojë të ndihmojë të gjithë popujt dhe shtetet në momente të tilla jashtëzakonisht të vështira sipas mundësive”, tha Dimitrievski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share