ZJARRET NËPËR PYJE
Paraqitja e zjarreve në Parqet Kombëtare Mali Sharr dhe Mavrovë, tashë po bëhen përditshmëri. Ekipet e zjarrfikëve dhe shërbimet tjera po përballen me stuhitë e zjarrit kurse ndihmë është kërkuar edhe nga ajri.
Por, sipas informacioneve të Qendrës për Menaxhim me Kriza, të dy zjarret tashmë janë vënë nën kontroll.
“QMK-Tetovë ka njoftuar se zjarri i djeshëm mbi fshatin Xhermë është lokalizuar, vetëm në disa vende ka re tymi dhe intervenojnë dy persona. Zjarri kishte kapluar malin dhe barrishtet. Edhe zjarri afër Zhirovnicës është vënën nën kontroll. Ishin përfshirë nga zjarri rreth 17 hektarë barishte malore dhe një pjesë të pyjeve”,thanë nga QMK.
Gjatë së shtunës, njësitë ajrore të MPB-së me kërkesë të QMK-së kishin intervenuar nga ajri për shuarjen e zjarrit në Zhirovnicë të Mavrovës. Sic thuhet, helikopteri M171 ka hedhë 15 ton ujë dhe ka lokalizuar zjarrin.
Paraqitja e vazhdueshme e zjarreve, bëhet edhe për shkak të rritjes jo të zakonshme të temperaturave ditore që vende-vende kanë shkuar deri në 30 gradë Celsius.
Por, metereologët, kah mesi i javës së ardhshme paralajmërojnë ndryshim drastik të motit, me reshje shiu dhe valë të ftohtit nga veriu, kurse sipas tyre, temperaturat ditore do të shënojnë rënie për 20 gradë Celsius./tvklan.mk/