Zjarret në Kanada, gjendje e jashtëzakonshme në disa provinca

Evakuohen mbi 18 mijë banorë, qindra shtëpi të djegura. Fatmirësisht asnjë viktimë

Këto pamje apokaliptike të xhiruara nga disa banorë në provincën kanadeze Novia Scotia.

Pas zjarreve massive autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Janë djegur qindra shtëpi, mbi 18 mijë persona u evakuuan, ndërsa është ndërprerë energjia elektrike.

Urdhrat për evakuim janë lëshuar gjithashtu në British Columbia pasi zjarret kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në perëndim të vendit. Kryeministri Justin Trudeau ka deklaruar se qeveria është në gatishmëri për të ofruar ndihmë kryesisht në provincën Nova Scotia në të cilën situata është alarmante.

Zjarret kanë dalë jashtë kontrollit dhe sipas autoriteteve janë djegur 788 hektarë tokë në veriperëndim të Halifax. Nga zjarret nuk raportohet për të lënduar apo të vdekur. Provinca Neë Brunsëick gjithashtu po përballet me zjarre të fuqishme, ku rreth 400 banorë janë evakuuar ndërsa zjarrfikësit përpiqen të shuajnë flakët.

Më shumë se dy milionë hektarë tokë në të gjithë vendin janë djegur që nga marsi kur zjarret nisën e deri më tani, sipas të dhënave nga Natural Resources Canada./KlanNews

GAZETARE; LIVIA KALLFA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share