Zjarret në Hauai, banorët kritika qeverisë

Autoritetet në Kaliforni kanë paralajmëruar banorët për uraganin Hilari

Të mbijetuarit në qytetin Lahaina në ishullin Maui kritikojnë qeverinë për  mënyrën se si u menxhuan zjarret vdekjeprurëse, që shkatërruan ishullin dhe mori të paktën 111 jetë njerëzish.

Zachary Petrie humbi shtëpinë dhe biznesin po ai e konsideron veten me fat që mbijetoi. Për agjencinë e lajmeve “Reuters” ai rrëfen momentet e tmerrit.

“Restorantet filluan të marrin flake dhe më pas edhe ndërtesat e tjera ngjitur. Kishte gjatë gjithë kohës shpërthim pas shpërthimi”.

Mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë. Dhe disa nga banorët mendojnë se autoritetet nuk u përgjigjën si duhet thirrjeve për ndihmë nga banorët e prekur.

“Qeveria nuk na ka ndihmuar, reagimi i autoriteteve ka qenë shumë i ngadaltë. Megjithatë, është një ndjesi e bukur që njerëzit ndihmojnë njëri-tjetrin”.

Ishulli Maui është ishulli i dytë më i madh i ishujve Hauai , me një popullsi prej më shumë se 100,000 banorësh. Në ishull qyteti që mbeti më i dëmtuar është ai i Lahainas.

Përveç zjarreve, në SHBA pritet të afrohet uragani Hilari që kërcënon Kaliforninë jugore.

Autoritet kanë paralajmëruar banorët për erëra me shpejtësi të lartë që pritet të rrëzojnë pemë por edhe linjat e energjisë elektrike.

Përveç SHBA-së uragani Hilari kërcënon edhe pjesën veriperëndimore të Meksikës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share