Zjarret, Kroacia do të ndihmojë me aeroplan Kanader

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kroacisë dërgon aeroplan Kanader me dy ekuipazhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të sigurojë ndihmë humanitare në shuarjen e zjarreve, kumtoi mbrëmë Ministria në Zagreb.

Aeroplani Canadair CL-415 me dy ekuipazhe dërgohet në Maqedoni të Veriut me urdhër të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes, Ivan Anushiq, shtohet në kumtesë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pardje solli vendim për gjendje të krizës për shkak të dukurisë së shpeshtë të zjarreve në territorin e vendit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share