SHQIPËRIA BËRI GATI EKIPIN PREJ 58 EFEKTIVËSH
Greqia nuk pranon ndihmën e Shqipërisë për situatën e vështirë të zjarreve.
Sistemi Europian i Mbrojtjes Civile i ka kthyer përgjigje autoriteteve shqiptare, se Greqia nuk ka nevojë për forca tokësore pasi ato janë o plotësuar nga vende të tjera.
Shqipëria bëri gati dhe dislokoi në kugfirin me greqinë një ekip prej 58 efektivësh dhe 10 mjetesh të forcave të armatosura për tu ardhur në ndihmë kolegëve grekë. Por pas disa orë qëndrimi në Bilisht dhe në afërsi të Pyllit të Cangojit forcat shqiptare u kthyen pas pas përgjigjesh nga autoritetet greke. Forcat tokësore ishin nga bashkia e Tiranës Korcës Gjriokastrës dhe Maliqit. Në lidhje me këtë cështje reagoi në rrjetet sociale edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Në reagim ai sqaron situatën dhe uron që vendi fqinj ta kalojë sa më shpejt situatën me zjarret.
Ky refuzim i ndihmës shqiptare nga pala greke vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë tensionuar për shkak të Fredi Belerit i cili ndodhet në burg dhe nuk ka nisur detyrën e kryetarit të bashkisë së Himarës. Athina ka kërkuar lirimin e tij ndërsa kësaj thirrjeje Tirana zyrtare i është përgjigjur se kjo është një cështje e drejtësisë.