Zjarret afrojnë Greqinë me Turqinë

Zjarret kanë afruar Greqinë fqinje me Turqinë. Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase, Athina i ka kërkuar ndihmë Ankarasë për shuarjen e zjarreve shkatërruese që kanë përfshirë vendin tashmë prej ditësh.

Thirrjes për ndihmë Ankaraja i është përgjigjur me dy avionë ushtarakë dhe një helikopter. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri grek Kiriakos Mistoqis, shprehu mirënjohje për ndihmën e ofruar.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përmirësuar që pas tërmetit shkatërrues të 6 Shkurtit në Turqi. Greqia ishte ndër vendet e para që çoi forcat emergjente në rajonet e prekura.

Pavarësisht mosmarrëveshjeve mes Greqisë dhe Turqisë gjatë viteve të fundit, të dyja vendet fqinje e kanë traditë që ndihmojnë njëra-tjetrën në raste fatkeqësish natyrore.

Ankaraja dhe Athina ndihmuan njëra-tjetër kur u goditën nga tërmet e vitit 1999.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share