Zjarr para Kuvendit të Shqipërisë, opozita ua vë flakën ulëseve

Deputetët e Partisë Demokratike u kanë vendosur flakën karrigeve të tyre, të cilat i nxorën nga ambientet e brendshme të Parlamentit.

Seanca e cila nisi me tensione të menjëhershme, në protestë për dënimin e Ervin Salianjit, u pasua me nxjerrjen e karrigeve nga deputetët e opozitës.

Këta të fundit lyen ato me benzinë dhe më pas i dogjën, ndërsa u desh ndërhyrja e gardistëve përreth për shuarjen e zjarrit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share