35 persona janë plagosur, zjarri shpërtheu nga një qark i shkurtër i gjeneratorit
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një qëndër tregtare në qytetin e Karaçit në Pakistan.
Nga të plagosurit, 7 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Më shumë se 60 persona ishin brenda qendrës tregtare kur zjarri shpërtheu në katin e katërt të ndërtesës gjashtëkatëshe në qytetin port jugor.
Zjarri u ndez nga një qark i shkurtër i gjeneratorit dhe u përhap duke përfshirë dy kate.
Standartet e dobëta të sigurisë dhe dhe zbatimi i dobët i tyre ka bërë që ndërtesat e mëdha në Pakistan të përfshihen shpesh nga zjarret.
Klan News