Zjarr në ministrinë e Kulturës, evakuohen punonjësit

POLICËT DHE PROKURORIA PO BËJNË EKSPERTIZËN PËR SHKAQET E ZJARRIT

Zjarri kaploi një zyre të Ministrisë së Kulturës. Punonjësit janë evakuuar menjëherë ndërsa zjarri është shuar me aparat kundër zjarrit. Polica dhe prokurorët janë në terren dhe po bëjnë ekspertizën për shkaqet e shpërthimit të zjarrit, thonë nga Ministria e Kulturës.

“Një zjarr i vogël ka shpërrthyer në ambientet e Ministrisë së Kulturës, i cili është shuar menjëherë nga punonjësit me një aparat kundër zjarrit.  Sipas protokolleve të punës, të gjithë punonjësit e Ministrisë kanë qenë të evakuuar në kohë. Menjëherë është thirurr Njësia e Zjarrfikësve, një ekip i MPB-së, si dhe një ekip i Prokurorisë Publike, të cilët po kryejnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe dëmet e mundshme të shkaktuara” – thonë nga Ministria e Kulturës.

Nga Ministria e Kulturës nuk konfirmojnë që zjarri ka kapluar pjesën e dokumentacioneve që posedon apo për dëme të mundshme të shkaktuara nga zjarri. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share