Klan News raporton se në orët e para të mëngjesit të sotëm ka rënë zjarr në lokalin e babait të reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy. Lokali ndodhet në lagjen Nr. 1 të qytetit bregdetar të Durrësit dhe është nën pronësinë e Bashkim Rajkut.
Sipas të njëjtave burime, dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.
Policia njofton se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale në pjesën e brendshme të lokalit.https://www.youtube.com/embed/6mpNeNUUshg
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit./tvklan.al