Një zjarr i madh shpërtheu në fabrikën amerikane për dronë në Letoni në Marupe, paralagje e krxeqytetit Rigë, lajmëroi gazeta letoneze “Diena.lv”.
Një numër i madh i ekipeve shpëtimtare janë në terren, në tentim për ta shuar zjarrin e madh, ndërsa banorëve u rekomandohet të rrinë anash.
Pothuajse 50 zjarrfikës, nëntë automjete zjarrfikëse, si dhe shërbimi zjarrfikës në aeroportin ndërkombëtar në Rigë po i shuajnë flakët.
Pronare e fabrikës është kompania amerikane “Exh Autonomi” e cila prodhon fluturake pa pilot, të cilat u dërgohen shteteve, klientëve komercial dhe privat në pothuajse 70 vende.
Kjo kompani konsiderohet si një nga prodhuesit më të mëdhenj të dronëve të klasit botëror, ndërsa fluturaket e tyre pa pilot u dërgohen edhe ushtrisë ukrainase. ab/
Foto: Diena.lv