Një incident zjarri ka ndodhur në afërsi të Aeroportit të Prishtinës gjatë mesnate.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Gashi tha se nga ky zjarr, janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi.
Në këtë rast, është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale.
“Nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi. Në këtë rast është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që pas lokalizimit të zjarrit, hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse po kryejn hetimet rreth rastit i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përghithshëm”, tha Ahmeti./Arbresh.info/