Dhjetra mjete u dogjën në parking. Të gjitha fluturimet u anuluan
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë gjatë natës një nga parkingjet e aeroportit të Lutonit, në Londër. Dhjetra makina janë djegur ndërsa sipas shërbimeve të emergjëës, në këtë terminal, ishin rreth 1500 makina të parkuara. Të gjitha fluturimet u pezulluan.
Flakët kanë shkaktuar panik tek pasagjerët që prisnin për të udhëtuar ndërsa disa avionë u detyruan të ulenë në “London Stansted Airport”. Pamjet e shpërndara në internet tregojnë flakë të mëdha dhe tym, ndërsa pasagjerët vrapojnë për të shpëtuar.
Katër zjarrfikës dhe një punonjës i aeroportit u dërguan në spital për shkak të asfiksisë. Shërbimi i zjarrfikësve në Bedfordshire tha se struktura e terminalit kishte pësuar dëme të konsiderueshme nga zjarri. Shërbimi zjarrfikës tha se zjarri ka qenë aksidental, por dëmet janë shumë të mëdha.
Anulimi i fluturimeve ka shkaktuar kaos ndërsa qindra njerëz janë të bllokuar në Luton. Të gjithë hotelet janë rezervuar plotësisht dhe shumë pasagjerë akuzuan autoritetet se nuk I kanë ndihmuar për ti mundësuar fluturime të tjera.
Ky është aeroporti i pestë më i madh në Mbretërinë e Bashkuar pas Heathroë, Gatwick, Manchester dhe Stansted.
Klan News