Për Zgjedhjet 2024, votuesit mund të votojnë edhe me letërnjoftime ose pasaporta, të cilëve vlefshmëria u ka kaluar në periudhën prej 9 muajve në ditën e zgjedhjeve. Kuvendi i dha “dritë jeshile” Ligjit për ndryshimin e plotësimin e Kodit Zgjedhor, por në terren ende shfaqen probleme që po monitorohen nga Avokati i Popullit.
Më shumë se 100.000 qytetarë me të drejtë vote për Zgjedhjet 2024, nuk kanë letërnjoftim të vlefshëm, kurse pasaportat I kanë me emrin e vjetër kushtetues, thonë të dhënat e MPB-së.
Por, Avokati i Popullit, Naser Ziberi, në emisionin “Ora e Parë” në Klan Maqedoni ka përmendur edhe cështjen e personave që kanë mbushur 18 vite.
“Pjesërisht u zgjodh kjo ceshtje me ndryshimin e kodit zgjedhor në dispozitat kalimtare që u tha që gjithë qytetarët që në nëntë muajt e fundit e kanë dokumentacionin jovalid do tu pranohet si valid në ditën e votimit, por shtrohet pyetja, ç`bëhet me ata që do t`i kenë më të vjetër se nëntë muaj? Ç`bëhet me ata që skanë asnjë dokument sepse tash I mbushin 18 vjet?”, tha Naser Ziberi.
Termini për fotografim dhe marrja e dokumenteve për pasaportat e reja duket se është përmirësuar, por ende shfaqen probleme. Për t`u ndihmuar qytetarët është kyçur edhe Avokati I Popullit. Thotë se Zgjedhjet 2024 do të jenë një test për vendin në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare por edhe sprovë me dokumentet e reja.
“Na pret një sfidë e cila do ta testojë kapacitetin e shtetit në mënyrë që t`i përmush sëpari obligimet ndërkomëtare që I ka marr me ndryshimin e emrit, është në sprovë edhe për dhënien e dokumenteve në harmonizim me ndryshimet kushtetuese dhe do ta vë në sprovë shtetin për organizimin e zgjedhjeve me kapacitet të plotë dhe pa cënim të legjitimitetit”, tha Ziberi.
Por, a do të përfundojnë problemet lidhur me dhënien e dokumenteve personale? Autoritetet thonë se janë dhënë 300.000 termine dhe se po pastrohen listat që të përshpejtohet procesi./tvklan.mk