Ziberi: Shkencë pa para nuk ka – duhet të stimulohen shkencëtarët në UT

Për t’u rritur cilësia dhe të ketë rangim më të mirë të universitetit, duhet ë stimulohet kuadri arsimor për të bërë kërkime shkencore si dhe të krijohen kushte, laboratore për ato kërkime shkencore. Kështu mendon kandidati për Rektor të UT-së, Bashkim Ziberi në Klan Debat.

“Unë e përmend shpesh ‘LLL’ apo ‘long life learning” të stafit akademik që duhet të jetë A-ja dhe Zh-ja e punës së tyre. Megjithatë duhet të pranojmë edhe diçka tjetër. Pjesa e rangimit ka të bëjë me punën kërkimore shkencore. Dhe në universitet çdonjëri prej nesh që kemi kontrata , ato janë 50-50, mësimdhënie dhe punë kërkimore shkenore. Shkencë pa pare nuk ka. Duhet të stimulohen kuadrot profesional… Më shumë se vullneti tek profesorët, mungojnë kushtet. Neve nuk kemi laboratore kërkimore shkencore”, tha mes tjerash profesori, Bashkim Ziberi në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share