Është rritur numri i ankesave për diskriminim që i mori Avokati i popullit në vitin 2022 – ishin parashtruar 76 përkatësisht mbi 30 më shumë se vitin paraprak, kumtoi avokati i popullit, Naser Ziberi në hapjen e konferencës “Nëse Republika e Maqedonisë së Veriut është vend i drejtë? Si institucionet bashkarisht ta avancojnë luftën kundër diskriminimit?” në organizim të Komisionit për parandlaim dhe mbrojtje nga diskriminimi.
Numri dhe lloji i parashtresave, tha ai, përputhet me rezultatet nga anketa e Qendrës për menaxhim me ndryshime (QMN) dhe Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi (KPMD) dhe theksoi se “kjo me të vërtetë shqetëson nëse merret parasysh se ekziston edhe komision adekuat (KPMD) i cili gjithashtu merr parashtresa në bazë të diskriminimit.
Sipas parashtresave të arritura dhe atyre që Avokati i popullit i ka hapur me nimë të vet, më të shumta janë në sferën e punës dhe marrëdhënieve të punës, më pas qasja drejt shërbimeve të tjera, jurisprudenca dhe adminitrata, banimi, arsimi, shkenca, sporti, siguria soiale etj.
Gjithashtu, tha edhe se Qeveria dhe Kuvendi, të cilët i mbështesin këto trupa nacional për mbrojtje të të drejtave të njeriut, me shkurtim të vazhdueshëm të buxheteve të tyre dhe moskrijim të kushteve adekuate për funksionim, mospasje të resurseve dhe kuadrove të mjaftueshme, nuk kontribuojnë në rezultate pozitive.
Edhe institucioni që ai e kryeson – Avokati i popullit, tha, për shkak të shkurtimit të vazhdueshëm të buxhetit nuk është tërësisht i kapshëm për personat që kërkojnë realizim të të drejtave të tyre, si në Shkup, ashtu edhe në organizatat rajonale.
Sipas Ziberit, që të praktikohet toleranca përballë diskriminimit, në shoqë.ri duhet të krijohet kulturë e mundësive të barabarta dhe të drejta, ndërkaq që të arrihet kjo, nevojitet kohë dhe përfshirje e të gjithë faktorëve.
Rol të madh kanë prindërit gjatë edukimit të fëmijëve për pranim të dallimeve, më pas mësimdhënësit atë ta sendërtojnë, ndërkaq jo më pak i rëndësishëm është, tha ai, edhe roli i mediumeve.
Për shkak të faktorëve ekonomik, shtoi Ziberi, në shtet njerëzit brenda ditës përballen me diskriminim. E ceki edhe inkluzivitetin e personave me pengesa, i cili, tha, për shkaqe banale hasë në probleme, siç është paarritshmëria për shkak të barrierave të betonit.
Ministrja e Punës dhe Politkkës Sociale, Jovanka trençevska në hapje të konferencës theksoi e mosinformimi dhe mospranimi i dallimeve është një nga shkaqet kyçe për ekzistim të diskriminimit dhe ajo është çështje në të cilën, theksoi ajo, “duhet bashkarisht të fokusohemi në të ardhmen dhe të krijojmë masa me qëllim që të sigurohet trajtim i barabartë i të gjithë qytetarëve dhe ngritje e vetëdijes tek qytetarët”.
Theksoi se MPPS punon me përkushtim në realizimin e Strategjisë nacionale për barazi dhe mosdiskriminim me kornozë kohore 2022-2026 dhe Planin e aksionit 2022-2024, që përfshin edhe ndërtim të kapaciteteve të të punësuarve në institucione publike për zbatim të këtyre politikave.
Trençevska kumtoi se po punohet edhe në propozim-ligjin për parandalim për mbrojtje nga shqetësimi në vend të punës,me tendencë të jepet aspekt i fuqishëm preventiv, por edhe të harmonizohet me standardet ndërkombëtare posaçërisht me konventat e Organizatës ndërkombëtare të punës. Me atë, tha ajo, do të zgjerohet përfshirja e dispozitave antidiskriminuese valide.
Ministrja gjatë fjalës së saj tha edhe se po përgatitet ligj i ri për barazi gjinore, nga i cili, mes tjerash, pritet efekt në përballje me kundërthënie dhe stereotipe lidhur me rolet gjinore, MPPS dhe Qeveria, theksoi Trençevska, do të vazhdojnë të luftojnë edhe kundër përjasshtimit social dhe do të promovojnë drejtësi sociale dhe baraspeshë mes grave dhe burrave dhe solidaritet mes gjeneratave.