Zhvillimet pas zgjedhore – BDI numëron dështimet e Qeverisë!

BDI vazhdon të numëroj dështimet e qeverisë aktuale.

Sekretari i kësaj partie Faton Ahmeti theksoi se kjo qeveri është monoetnike ndaj dhe për bashkëpunëtorë morën humbësit në koalicion, duke iu referuar Koalicionit VLEN.

Ai paralajmëroi takime me qytetarët nga Likova deri në Strugë.

BDI ka njoftuar fillimin e rrugëtimit nga Likova në Strugë për të njoftuar simpatizantët dhe qytetarët shqiptarë me dështimet dhe nënçmimet e qeverisë aktuale të udhëhequr nga VMRO DPMNE dhe VLEN të cilët iquajnë përfaqësues jolegjitim.

Sot, jemi dëshmitar të përfaqësimit më të dobët dhe më të ulët institucional shqiptar në drejtimin e institucioneve, gjithëmonë pa legjitimitet. VMRO DPMNE theksoi që 75% të institucioneve i kanë kthyer kushtimisht thënë nga shqiptarët dhe që humbësit nga Vlen nuk kanë fituar asgjë. Askush nuk e demantoi këtë deklaratë.

Sot sipas BDI-së, humbësit e zgjedhjeve, me marrëveshje xhentëllmene, drejtojnë institucione pa peshë. Nuk i pyet askush për asgjë, nuk mund ti kryejnë punë asnjë qytetari, as edhe shërbimin më të vogël.

Pasi e quajti Kosovën atdheu im, kryetari jolegjitim i kuvendit u detyrua të kërkojë falje.
Po ky i njejti, i mori në qafë shqiptarët në Polici të cilët u larguan nga puna, u paditën penalisht dhe të tjerë u shkarkuan dhe dënuan. Si pasojë e keqpërdorimit të detyrës nga ana e tij, sot rradhët në kufirin me Kosovën janë kilometërshe dhe pritja është me orë të tëra. E ulën përfaqësimin e shqiptarëve nga 30% në 24% në administratë.

BDI ka theksuar se pËr herË tË parË nË institucionet e SugurisË nuk ka drejteus shqiptarË dhe janË humbur shumË pozita drejtuese në Ministrinë e punëve të brendshme dhe shumË institucioneve tjera.
KanË akuzuar QeverinË aktuale se kanË ngadalësuan ndërtimin e Korridorit 8 duke u fokusuar tërësisht në korridorin 10 i cil tashmë ka autostradë të plotë dhe hekurudhë.

Zhvilluan partneritet të vecantë me Hungarinë duke ia mundësuar varësinë finansiare shtetit tonë ndaj Kinës dhe Rusisë, hyrjen e operatorit telefonik hungarez në fakt kinez, blerjen e klubeve sportive dhe mediave, e të tjerë.
U udhëtua në NATO pa asnjë shqiptarë të vetëm.
Na turpëruan me injorancë në paraqitjet ndërkombëtare.
Dhunuan Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Vuciqin me lule, Kurtin e pritën me therra.

BDI konsideron se qytetarët nuk kanë qënë asnjëherë më të nëncmuar, poshtëruar, nënvlerësuar, nëpërkëmbur, pa perspektivë europiane dhe e gjithë kjo sipas tyre ndodh për arsye se humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare kanë hyrë në qeveri pa legjitimitet, si humbës dhe pa asnjë kusht. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share