Zhvillimet në veri, Hovenier në takim me Osmanin

Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier mesditën e së martës është takuar me presidenten, Vjosa Osmani, në zyrën e kësaj të fundit.

Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura, përderisa temë e diskutimit pritet të jetë gjendja në veri pas sulmit të së dielës ndaj Policisë së Kosovës.

Hovenier i pati dënuar ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku një efektiv humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.

“Policia e Kosovës ka legjitimitet të plotë për të garantuar sundimin e ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ne e pranojmë dhe respektojmë rolin e saj si përgjigja e parë ndaj emergjencave dhe situatave të krizës”, u shpreh ambasadori Hovenier.

Me tej, diplomati amerikan tha se personat që organizuan këto vepra kriminale duhet të dalin sa më shpejt përpara drejtësisë për të marrë dënimin e merituar, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

Hovenier iu shprehu ngushëllime familjarëve të policit të vdekur, ndërsa shërim të shpejtë të plagosurit

Ambasadori gjithashtu deklaroi se vlerëson koordinimin e vazhdueshëm në mes të Policisë së Kosovës, misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX.

Të njëjtin qëndrim mbajti dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, i cili shpërndau në rrjetet sociale postimin e homologut amerikan.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share