Zhvillimet në Rripin e Gazës/ Izraeli pranon planin e Bidenit për Gazën

Kryeministri Netanjahu  mirëpret propozimin e Bidenit për armëpushim, një ide e cila nuk pranohet nga dy ministra radikalë të Netanjahut.Këta të fundit kanë kërcënuar se do të largohen nga posti nëse arrihet paqe pa shkatërruar Hamasin.

Presioni ndaj kryeministrit Bennjamin Netanjahu vijon të rritet.Dy prej ministrave të tij kanë kërcënuar se do të japin dorëheqjen nëse ai  pranon t’i japë fund luftës pa shkatërruar  militantët e Hamasit.

Ministri i Financave dhe ai i Sigurisë kombëtare thanë se do të tërhiqeshin nëse arrihej një marrëveshje armëpushimi  e prezantuar nga presidenti amerikan Joe Biden të premten.

Netanjahu ka mbështetjen e kreut të opozitës   Yair Lapid  për të ecur më tej me planin e armëpushimit.

Propozimi i Bajden  është I ndarë në 3 faza.Faza e parë konsisiton në një armëpushim gjashtë-javor, në të cilin ushtria e Tel Avivit do të tërhiqej  nga zonat e populluara të Gazës, më pas do të liroheshin të gjithë pengjet izraelite dhe në fund zbatimi I një plani të madh rindërtimi në vendin e shkatërruar nga lufta.

Presioni nuk vjen vetëm nga sfera politike por edhe nga ajo e qytetarëve të thjeshtë të cilët me ditë të tëra kanë protestuar në rrugët e Tel Avivit dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeminisitrit izraelit ose të mbahen zgjedhje të reja.

Ata kanë kërkuar që të arrihet sa më parë një marrëveshje e cila do të siguronte kthimin e sigurt në atdhe të pengjeve që mbahen në Rripin e Gazës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share