Zhvillimet në LSDM/ Më 09 qershor Kongresi, më 30 qershor zgjedhjet brendapartiake!

Më 9 qershor, në Shkup, LSDM-ja do ta mbajë Kongresin, ku udhëheqësia aktuale duhet të jep llogari për aktivitetet derisa partia ishte në pushtet. Llogari pritet të jep edhe Shtabi Qendror Zgjedhor.

Në Këshillin Qendror, LSDM-ja ka miratuar rregulloret për kandidaturat për Kryetar të ri të partisë, ku përfshihen të gjitha kriteret që duhet t`i kenë kandidatët.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake të LSDM-së janë shpallur me vendim të Këshillit Ekzekutiv dhe do të mbahen më 30 qershor 2024.

“Procedura për kandidim nis nga 31.05.2024 deri më 06.06.2024. Të drejtë kandidimi kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së që ppërmbushin kriteret dhe normat morale, etike dhe të vlerave. Për kandidat për Kryetar të LSDM-së mund të kandidohet personi me së paku 5 vite anëtarësim në LSDM dhe i cili së paku një herë është zgjedh nga Kongresi si anëtar i organeve partiake”, thonë nga LSDM.

Dje edhe Partia Liberal-Demokratike ka mbajtur mbledhjen e parë të Këshillit Qendror. Është vendosur që të mbështetet Kryetarja Monika Zajkova dhe udhëheqësia partiake. Zajkova ka hedhur poshtë spekulimet se do të kalojnë në shumicën parlamentare duke theksuar se do të veprojnë si të pavarur./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share