Libani dhe Izraeli mund arrijne nje dakordesi brenda disa ditësh. Kryeministri libanez ka deklaruar ekziston nje plan i tille per nje një armëpushim fillestar 60-ditor.
Dokumenti, për të cilin mediat izraelite shkruan se ishte një propozim i zbuluar nga Uashingtoni, thote se Izraeli do të tërheqë forcat e tij nga Libani brenda javës së parë të armëpushimit. Kryeministri Najib Mikati ka qene I pashpreses per nje zgjidhje te shpejte deri pas zgjedhjeve presidenciale te 5 nentporut por tashme eshte optimist pas bisedes me të dërguarin e SHBA për Lindjen e Mesme Amos Hochstein.
Ndërkaq udhëheqësi i ri i Hezbollah, Naim Qassem në fjalimin e tij të parë, tha se grupi i armatosur libanez do të vazhdojë luftën me Izraelin.
“Ne do të ndjekim axhendën e vendosur nga, Hassan Nasrallah”, ka thene ai.
Nderkohe nuk ndalen sulmet e Izraelit ne Liban ku nga sulmi I fundit në qytetin lindor të Baalbek u vrane disa persona.
Ushtria izraelite ka lëshuar një tjetër urdhër evakuuimi të detyruar për Libanin jugor, per banoret e 10 qyteteve dhe fsjhatarvae.
Ndërkaq OKB-ja ka raportuar se misioni i saj paqeruajtës në Liban ka regjistruar mbi 30 incidente me ushtrinë izraelite, disa prej të cilave ishin të qëllimshme.