Pas tri ditësh që u publikua biseda e saj telefonike me Milan Radoiciq, Mimoza Kusari Lila morri pjesë në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit.
Më pas ajo nuk afrua fare te foltorja si zakonisht.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se këtë bisedë nuk e sheh si tradhëti kombëtare.
“Po flas për të si deputet, dhe jo si anëtare e koalicionit apo që ka partneritet me VV-në, mua personalisht t’ju them nuk kam asnjë dyshim në orientimin dhe qëndrueshmërinë kombëtare të zonjës Kusari-Lila, nuk kam asnjë dyshim që është tradhti kombëtare apo çfarëdo kësaj natyre. Mund ta quani në një emër tjetër, ndoshta gabim, ndoshta pakujdesi e saj, mirëpo sa i përket kësaj se çka më tregon mua, kjo është vetëm vazhdimësi dhe vazhdim i tjerrjes së një rasti të para 7-8 muajve, vetëm tash po publikohet në sekuenca qysh po i konvenon dikujt”, tha Glauk Konjufca.
Tha se Radoiciq ka përjetuar humbjen më të madhe në Kosovë këto dy vitet e fundit.
“Ai ka humb gjithçka që ka pasur në Kosovë falë vendosmërisë së qeverisë për të shpërbërë të gjitha strukturat e tij kriminale duke përfshirë edhe pronat e tij milionëshe. Radoiciqi si kriminel dhe terrorist po donë me vazhdua këtë veprimtari në këtë mënyre, po donë si në formë hakmarrëse me zbeh legjitimitetin e intervenimit të qeverisë në veri të Kosovës. Për mua shumë më shqetësuese është kjo pjesë”
Konjufca tha se e përkrah idenë e kryeministrit Albin Kurti që lehtësuesi i dialogut, Miroslav Lajçak, ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Komisionin e Venecias
Sipas tij Kosova nuk ka pasur afat për të shkruar draftin, ndërsa konsideron se BE-ja po dëshiron t’ia marrë kompetencat për hartimin e draftstatutit.
E shefi I deputetëve të LDK-së ka thënë se Kosova e ka humbur mundësinë që ta shkruaj vet draftin për Asociacionin.
Pikërisht cështja e Asociacionit është bërë mollë sheri që Kosova të humb shancin të anëtarësohet në Këshillin e Evropës./tvklan.mk