Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë nëpër qytete të ndryshme izraelite ku kanë bërë thirrje për lirimin e pengjeve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakoshme.Ata fajsojnë kryeministrin Netanjahu se nuk ka bërë mjaftueshëm për lirimin e pengjeve.
Sërish protesta në izrael. Mijëra qytetarë dolën në rrugët e disa qyteteve izraelite , duke kërkuar një marrëveshje për lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi si dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
Në Tel Aviv, protestuesit mbanin pankarta kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu, të cilin shumë izraelitë e fajësojnë për sulmin e paprecedentë nga Hamasi më 7 tetor që vrau rreth 1200 njerëz.
Të afërmit e atyre që mbahen peng nga militantët e Hamasit akuzojnë qeverinë Netanyahu se nuk ka bërë sa duhet për të arritur një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur.
LUCY YIFOAH-PROTESTUESE
“Mendoj se nuk po bëhet mjaftueshëm, është e paimagjinueshme që ne kemi njerëz të të gjitha moshave, nga foshnjat tek persona në të 80-at që jetojnë në tunele dhe kushte të paimagjinueshme, shpresojmë të jenë gjallë. Por jo, nuk është bërë mjaftueshëm.”
Netanyahu është zotuar të vazhdojë me luftimet në Gaza, për të cilën autoritetet lokale shëndetësore thonë se ka vrarë më shumë se 34,000 palestinezë, derisa të gjithë pengjet të kthehen në shtëpi dhe Hamasi të jetë shkatërruar plotësisht.
Gjatë një armëpushimi të shkurtër të arritur në nëntor, 105 pengje u liruan në këmbim të 240 palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite. Megjithatë, që atëherë, nuk ka patur asnjë fije shprese për familjet e pengjeve të mbetura, të cilët janë në ankth për fatin e të dashurve të tyre.
GAZETARE: XHUANA LIKA/Reuters