Zhvillimet në ASH | Kovaçevski: Ende vlen oferta për Frontin Evropian – VMRO DPMNE: Preferojmë opozitën shqiptare

Ish-Kryeministri dhe lideri I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ka konfirmuar se është takuar me liderin e ASH-së, Arben Taravarin, kurse me Ziadin Selën, sic tha, nuk ka biseduar, por janë takuar në Kuvend.

I pyetur për zhvillimet në ASH, Kovaçevski theksoi se vendi ka ndërtuar shoqëri demokratike ku secila parti dhe individët lirisht mund t`i miratojnë vendimet e tyre.

Por, sipas tij, ende është në fuqi oferta për t`iu bashkuar frontit evropian.

“Ende vlen oferta e LSDM-së për të gjithë partitë politike, OJQ-të dhe organizatat tjera si dhe individët që ndajnë vizionin për Maqedoni evropiane, që të na bashkangjiten në zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit. Vendi I partive politike është në koalicionet që ndajnë vlera të njëjta”, deklaroi Dimitar Kovaçevski.

Për zhvillimet në ASH, kanë reaguar edhe nga VMRO-DPMNE-ja. Nga kjo parti nuk fshehin se partneri që ata preferojnë është opozita shqiptare. Gjatë një prononcimi për Tv Sitel, Timço Mucunski, tha se tashmë nuk vlen parimi fituesi me fituesin, pasi sipas tij, kjo ishte shkelur nga BDI-ja në vitin 2016.

“Partneri ynë I preferuar, këtë e themi publikisht, është koalicioni nga opozita shqiptare. Anketat e opinionit publik dhe anketat e brendshme tregojnë se tashmë sipas rejtingut afrohen dhe ndoshta edhe do ta kalojnë BDI-në, por qytetarët do të vendosin për rezultatin. Për ne vendimtare është të fitojmë 61 deputetë”, u shpreh TImço Mucunski nga VMRO-DPMNE.

Në linjë të njëjtë me deklaratën e Mucunskit janë edhe aktivitetet e VMRO-DPMNE-së. Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski, gjatë një takimi me përfaqësues të diasporës në Gjenevë të Zvicrës, u ka bërë thirrje atyre që masovikisht të dalin në zgjedhjet e aqrdhshme, pasi sipas Mickoskit, këto zgjedhje janë kyçe për Maqedoninë dhe se nevojitet mobilizimi i madh. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share