Zhvillimet në Ansamblin Shqiptar/ Punonjësit akuzojnë për mobing dhe kërkojnë sqarime – Drejtori Tolaj akuzon për implikime politike!

Një grup prej 33 artistësh, të cilët, sic thonë, kanë kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në ruajtjen dhe promovimin e pasurisë kulturore, tani janë përballur me një situatë të pasigurtë dhe të padrejtë, duke u përjashtur nga puna e tyre pa asnjë informacion paraprak se do të mirën masa të tilla, thotë Vullnet Neziri nga Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në RMV.

“Jemi përpjekur të kuptojmë pse jemi të të përjashtuar. Në mësin e shumë gjërave flitet për një ligj, që I detyrojnë insitucionet për audicion dhe më të cilën dëshiron të nxiret drejtori I 33 të punësuarve, sepse aq janë për momentin aktiv në këtë ansambël. Ne veq se e kemi kaluar audicionin kur jemi pranuar dhe si krejt instituconet tjera është dashur dhe ne ti nënshtrohemi këtij audicioni”, tha Vullnet Neziri, pjesëtar i Ansamblit.

Artistët, gjatë press-konferencës, janë ankuar edhe për lëndime trupore gjatë orarit të punës, por edhe për mobbing.

“Kam qenë në punë, bile kolegët janë këtu. Unë kam stent dhe I kam thënë se që nuk mund të vijë, ka qenë shume nxehet , me ka detyru të vijë në punë edhe kam ra në skenë, më kanë dërgu në spital, kam ndejtur 10 ditë dhe nuk ka marë asnjë dëmshpërblim”.

“Jemi ankuar edhe për mobbing edhe për diskriminim, edhe për dhunën verbale në ministrin e kulturës. As edhe një hërë nuk morëm përgjigje ose të behej vërejtje ndaj drejtorit Shkodran Tolaj”.

“Janë njeri prej të lënduarve në punë, që kam humbur pjesë të trupit. Në vend se drejtori apo institucioni përgjegjës të vijë të kujdeset apo shprehë keqardhje për neve, drejtori ka shkruar letër në polici kinse unë jam vrarë jashtë orarit të punës edhe në pauzë”.

Ka reaguar Drejtori i Ansamblit, Shkodran Tolaj.

Ai përmes Facebookut thotë se ish-punëtorët e Ansamblit janë kërcënuar nga partia BESA dhe se vendet e punës mund t`i sigurojnë vetëm nëse dalin dhe shajnë Qeverinë e kaluar dhe drejtorin – shkruan Drejtori Tolaj.

“Pas tërë kësaj cirkuziade është partia “Besa” dhe zëvendësministri i kulturës i cili në takim me të më ka potencuar “do bëhet e madhe- jep dorëheqje”. Ia kam thënë e po ia përsëris- le të bëhet kiameti, unë nuk i frikësohem as inspeksioneve, po as akuzave të një grupi të punëtorëve që kanë interesa personale mbi baza të politikave ditore! “Dorëhiqem kur të gjithë ish- punonjësit do të marrin vendime të përhershme pune dhe kur do kem siguri që Jetmir Rexhepi që keqpërdor një staf të tërë për tu bërë drejtor,nuk do jetë drejtor i ansamblit”, shkruan Tolaj.

Drejtori Tolaj, fton të gjithë bashkëpunëtorët nga të gjitha viset shqiptare, sic thotë,  të dalin në mbështetje të së vërtetës. Ai gjithashtu fton të gjithë artdashësit, sic thotë, që të denoncojnë këtë keqpërdorim të politikës në këmbim të vendeve të punës por, sic shprehet, në kurriz të linçimit tim si drejtor!  /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share