Zhurmë e tymuese, kaosi nuk i ndahet Kuvendit! Seanca plenare zgjat 17 minuta

Kryetarja e Kuvendit-opozitës: Ju keni hallin tuaj, jo të zgjedhësve!

Ka zgjatur rreth 17 minuta seanca e sotme plenare. Ashtu siç kishin deklaruar më herët deputetët e opozitës, mosbindja e tyre civile vijoi me të njëjtin skenar. Seanca nisi me tensione mes palëve politike.

Edhe pse në fokus të diskutimeve ishin parashikuar çështjet e evidentuara nga zgjedhësit, opozita bëri sërish grumbull karriget dhe filloi të godasë tryezat në shenjë “proteste”.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla përjashtoi nga seanca deputetin e PD Flamur Noka, pasi ky i fundit ndezi tymuese në sallë.

Lindita Nikolla: Çështjet e evidentuara nga zgjedhësit dhe ju duhet të jeni të interesuar, por ju keni hallin tuaj prioritar. Procesverbalin e keni marrë në rrugë elektronike. Kemi 2 projektligje nga Këshilli i Ministrave dhe 3 nga deputetët. Më 23 Nëntor u mblodh Konferenca e Kryetarëve që miratoi Kalendarin e Punimeve të Kuvendit. Zoti Sinaj fjala për ju.

Vullnet Sinaj: Është e pallogjikshme që ndodhemi në Parlament ku qytetarët presin të diskutojmë për ta, ndërkohë opozita bën një gjë të tillë.

Lindita Nikolla: Zoti Noka jeni i përjashtuar për
shkelje të rregullores së Kuvendit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share