Një turist polak në Sarandë dyshohet të jetë mbytur në det. Një 29-vjeçare polake me iniciale D.R. ka kallëzuar në Policinë e Sarandës dhe 74-vjeçari polak Z.K. është futur në det dhe prej atij momenti nuk e ka parë më sërish.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 të paradites, ndërsa denoncimi në polici nga 29-vjeçarja është bërë në orën 20:00.
Pas marrjes së kallëzimit, blutë kanë nisur kërkimet për gjetjen e turistit polak. /tvklan.al